Gjykata merr një vendim për zyrtarin e Ministrisë që u kap duke marr ryshfet

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zyrtarit të ministrisë së Kulturës, L.G., i dyshuar për veprën penale “marrje ryshfeti”, shkruan Gazeta Express.

Kjo është bërë me kërkesë të prokurorit të shtetit.

“Prishtinë  13 janar 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.G. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 par 1 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurit L.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit  i  ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit L.G. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit187 par 1 nen par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në njoftim.

Lidhur me arrestimin e tij, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar të mërkurën që i njëjti është arrestuar pasi u kap në flagrancë dike marrë ryshfet në vlerë 5 mijë e 850 euro nga dy biznese.

“Prishtinë. 11.01.2022-13:30. DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull  kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €,  ryshfet nga  dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...

5 orë ballafaqim me zjarrin në një banesë në Prishtinë, një 5 vjeçar po trajtohet në emergjencë, disa zjarrfikës të lënduar

Drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka dhënë detaje për djegien...

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...