Gjykata Kushtetuese ta tërheqë vendimin

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëpërmjet të cilit dy prona shoqërore, “Apliko” dhe “Iliria” mbesin në pronësi të Manastirit të Deçanit.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Selmanaj ka vlerësuar se ky vendim është i turpshëm, i padrejtë dhe i ndikuar nga politika.

Ai ka thënë se këto dy prona janë asete të rëndësishme për zhvillimin  e ekonomisë dhe turizmit në Deçan.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e la legjitimuar vendimin e Kuvendit të Serbisë të kohës së Millosheviqit.

Selmanaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese është e ndikuar nga ndërkombëtarët, prandaj ka vendosur në favor të Manastirit të Deçanit.

Megjithatë, ai ka bërë me dije se ky vendim është i papranueshëm dhe do të kundërshtohet me të gjitha mjetet dhe mekanizmat ligjorë.

SHIKO MË SHUMË

E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik, e bëra që ky njeri ta respektojë Kushtetutën

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, është deklaruar sërish për rastin ku ajo e gjuajti...

E rëndë: Viktimat e aksidentit në Smrekonicë janë 22 dhe 24 vjeç

Viktimat e aksidentit tragjik i cili ka ndodhur rreth orës 02:53 janë të moshave...

Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për Presidentin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e...