Tenderi i shpallur nga ana e Komunës së Prishtinës lidhur me “Hartimin e hartës zonale të Komunës”, është anuluar nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.
Ky institucion po vlerëson se komuna e Prishtinës ka bërë shkelje esenciale të Ligjit për Prokurimin Publik lidhur me këtë tender, përciell Gazeta Express.
Gjykata e Tenderëve ka konstatuar se komuna e Prishtinës nuk i ka respektuar dispozitat e ligjeve në fuqi për dhënien e këtij tenderi, andaj dhe lëndën e ka kthyer në rivlerësim.
“Operatiri ekon omik ‘Vision Project”,- Prishtinë si palë e pakënaqur ka deponuar nkesë në OSHP me datë 14.10.2016, kundër njoftimit për dhënie të kontratës të OE ‘Insi’-Prishtinë, duke pretenduar se autoriteti kontraktues ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të LPP’së”, thuhët në njoftimin e OSHP’së.


