Gjykata e Colmarit thotë se janë në pritje të dokumenteve të Serbisë për Haradinajn

PUBLIKUAR

Një zëdhënëse e Gjykatës së Kolmarit në Francë u ka thënë mediave serbe se ende nuk ka shkuar atje dokumentacioni i plotë i Beogradit për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjykata e Apelit në Colmar do të vendosë për Ramush Haradinajn pasi të shkojë dokumentacioni i plotë atje, transmeton Gazeta Express.

Kështu ka thënë përgjegjësja për komunikim në këtë Gjykatë, Sandra Di Rosa, e cila ka theksuar se Serbia duhet t’i dërgojë atje, pos kërkesës për ekstradim, edhe aktet për nisjen e hetimeve provat që i kanë kundër Haradinajt.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...