Gjykata e Arbitrazhit ia konfirmon Atletico Madridit ndalimin e transferimit të lojtarëve (Foto)

PUBLIKUAR

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (TAS) e ka konfirmuar sot dënimin ndaj klubit spanjoll, Atletico Madrid, i cili nuk do të lejohet të transferojë lojtarë në dy afate kalimtare.

Atletico është sanksionuar dhe nuk do të mund të blejë lojtarë gjatë afatit kalimtar veror, transmeton Express.

Në këtë mënyrë, TAS e ka ratifikuar vendimin e Komitetit Disiplinor dhe të Kontrollit të FIFA-s duke e hedhur poshtë ankesën e Atleticos ndaj përfshirjes ilegal të lojtarëve të grup moshave të reja në kategoritë më të ulëta.

Edhe pse nuk do të lejohet të blejë lojtarë gjatë kësaj vere, Atletico mund t’i rikthejë në klub lojtarët që i ka huazuar në klubet tjera./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...