Gjykata e Apelit në Mitrovicë zgjidh vetëm lëndët e vitit 2018

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Udhëheqësi i Njësisë së Gjykatës së Apelit në Mitrovicë, Millan Bigoviq, është ankuar në numrin e vogël të lëndëve, ndërsa ka kërkuar që kësaj gjykate t’i dorëzohen edhe lëndët e vjetra për t’i zgjidhur. Ai është ankuar edhe pse lëndët e gjashtë komunave jugore me shumicë serbe dorëzohen në Gjykatën e Apelit në Prishtinë e jo në Mitrovicë, shkruan sot Gazeta “Zëri

Gjykata e Apelit në Mitrovicë, e cila në fakt është njësi e Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës dhe është produkt i Marrëveshjes së Brukselit për Gjyqësorin e Integruar, nuk ka numër të mjaftueshme të lëndëve për t’i zgjidhur.

Derisa shumica e gjykatave në Kosovë përballen me numër të madh të lëndëve të pazgjidhura dhe të cilat me vite të tëra presin që të arrijnë në duart e gjykatësve, Gjykata e Apelit e Mitrovicës ka problem krejtësisht tjetër, numër të vogël të lëndëve, shkruan më tutje Zëri.

Kjo Gjykatë, e cila sipas gjykatësit Millan Bigoviq, udhëheqës i Njësisë së Gjykatës së Apelit në Mitrovicë, është kompetente për katër komunat veriore të Kosovës dhe për 6 komunat në jug me shumicë serbe, është duke punuar vetëm në zgjidhjen e lëndëve që kanë arritur në vitin 2018 dhe për këtë arsye udhëheqësi i Gjykatës së Apelit, njësia në Mitrovicë, gjykatësi Millan Bigoviq është ankuar në numrin e vogël të lëndëve, pasi që, siç ka thënë ai, “Prishtina ka kërkuar që të punohet vetëm në lëndët që kanë arritur në vitin 2018”.

“Është qëndrim i Prishtinës që tani për tani të punohet vetëm në lëndët që kanë arritur në Gjykatën e Apelit në vitin 2018 dhe vetëm ato lëndë na janë dorëzuar që t’i kryejmë në kuadër të kompetencave që na janë caktuar, ky është një numër i vogël i lëndëve. Mendoj se është dashur të marrim të gjitha lëndët, edhe lëndët e vjetra, që të bëhet një prerje, t’i marrim lëndët dhe t’i zgjidhim. Mirëpo jo, qëndrimi i njerëzve në Prishtinë është që t’i kryejmë vetëm lëndët e vitit 2018, lëndë penale dhe civile dhe për këtë arsye nuk kemi lëndë të mjaftueshme për t’i zgjidhur”, ka thënë Bigoviq….

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...