Gjuriqi, për Ivanoviqin në burg: Na futën grusht fytyrës

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se me dërgimin e sotëm të Oliver Ivanoviqit nga arresti shtëpiak në burg, Serbia dhe populli serb e përjetojnë si një grusht në fytyrë për shtetin dhe kombin e tyre.

“Sikur nuk ishte e mjaftueshme që Ivanoviq u poshtërua në procedurën e shkallës si dhe gjykimin e shqiptarëve kundër tij, por demonstrimi i forcës anti-ligjore i gjyqësorit të Kosovës është dashur të marrë këtë formë absurde përfundimtare”, ka deklaruar Gjuriq, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, sjelljet arrogante të atyre që do të duhej në fakt të ofronin mbrojtje nga forca dhe dhuna, sot u zhveshën nga gjitha maskat, dhe para nesh demonstruan mjerimin e shoqërisë në të cilën serbët e Kosovës jetojnë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....