Gjuriqi, fyen Mustafën: Kryeministri krahinor kontrabandohet nga NATO në veri

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është tallur sot me bllokadën që serbët e veriut i kanë bërë eskortës së kryeministrit  Isa Mustafa, raporton e përditshmja serbe Blic.

“Kryeministrin krahinor Isa Mustafa e ka “kontrabanduar” NATO përmes një rruge malore në veri të Mitrovicës, të cilën e shfrytëzojnë emigrantët, pasi atje atë nuk e do populli serb dhe këtë gjë e kanë treguar më së miri nëpërmjet bllokadës që i kanë bërë”, ka deklaruar Gjuriq, transmeton Telegrafi.

“Ai kaloi përmes fshatrave të banuara me shqiptarë me synimin që të destabilizojë situatën, të krijojë pasiguri dhe të nxit reagime të dhunshme të qytetarëve tonë në atë pjesë të Kosovës”, ka shtuar Gjuriq para gazetarëve.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...