Gjuriq porosi Thaçit dhe Ramës: Ideja e Shqipërisë së Madhe është varrosur me Enver Hoxhën

PUBLIKUAR

Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq iu është përgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se “Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen nëse nuk hyjmë në BE”

Marko Gjuriq ka thënë se “askush nuk duhet të luajë dhe përpiqet ta ringjallë idenë fashiste të Shqipërisë së Madhe – ide e varros e Enver Hoxhës”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

“Unë do të doja ta informoja Edi Ramës dhe Hashim Thaçin se Enver Hoxha kishte vdekur me idenë e Shqipërisë së Madhe, ide e varros përgjithmonë, që i takon pjesës së errët të së kaluarës fashiste të kësaj pjese të Gadishullit tonë Ballkanik”, tha Gjuriq në një deklaratë për media.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se bashkimi i vendit të tij dhe Kosovës nuk mund të përjashtohet në qoftë se perspektivat e hyrjes së rajonit në BE vazhdojnë të zbehen.

I pyetur në lidhje me bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, Rama për “Politico” në Bruksel, tha se nuk ishte dëshira e tij, por kjo është një alternativë e mundshme për dyert e mbyllura të BE-së. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...