Gjuriq: Nuk kushtëzohemi me anëtarësimin e Kosovës në OKB

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka mohuar lajmin në media se integrimi i Serbisë në BE, do të kushtëzohet më anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Ai para gazetarëve ka thënë se nuk ka asnjë kusht të veçantë nga bashkësia ndërkombëtare lidhur me Kosovën.

“Asnjë sinjal, çfarëdo qoftë ai, formal apo joformal, për ndonjë presion të ri, nuk kemi pasur”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se “qëndrimi i Serbisë për çështjen e anëtarësimin e Kosovës në organizata, ndryshuar asnjë milimetër”.

Ditë më parë, është raportuar se Gjermania dhe disa shtete tjera, do ta kushtëzojnë anëtarësimin e Serbisë në BE me pranimin e Kosovës në OKB.

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...