Gjuriq: Nuk jam armik i shqiptarëve, i nderoj dhe respektoj

PUBLIKUAR

Marko Gjuriq, Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar lidhur me një lajm të publikuar dje në disa portale në Kosovë, sipas të cilit, gjyshi i tij kishte punuar si roje pylli pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vendin e quajtur Kurillovë dhe e kishte vrarë me armë zjarri një shqiptar nga Drenica, i cili kishte dalë për të marrë dru në mal.

Në reagimin e tij Gjuriq thotë se ai vjen nga familje multikulturore dhe asnjë nga paraardhësit e tij nuk e ka prejardhjen nga Kosova, e as që ka jetuar në Kosovë.

“Konstruksioni i pemës sime familjare të pretenduar në media nuk do të ishte arsye që t’ju adresohem në këtë mënyrë, por fjala është për një konstruksion të pahijshëm qënë fakt është një lloj sulmi mbi personalitetin tim duke tentuar të më diskreditojë në mënyrë indirkete dhe të më përfaqësojë si armik të popullit shqiptar. Kjo nuk është e vërtetë”, thuhet mes tjerash në reagimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Jam serb ortodoks dhe luftoj për mirëqenien dhe interesin e popullit serb në Kosovë. Por, nuk jam armik i popullit shqiptar dhe nuk veproj kundër interesit të shqiptarëve. Përkundrazi, unë e nderoj dhe e respektoj sinqerisht popullin shqiptar”, theksoi ai, transmeton Klan Kosova

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...