Gjuriq: Nota e Prishtinës, muzikë për veshët e mi

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka ironizuar me notën e Prishtinës që ia ka bërë BE-së lidhur me vizitën e tij në veri të Kosovës pa lejen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila në kohën e paraparë kishte marrë vendimin për hyrjen e Gjuriqit në Kosovë, shkruan sot gazeta Zeri.

Hyrjes së tij ilegale në veri të Kosovës dhe qëndrimit të tij në veri të Mitrovicës ia kanë parë sherrin komandanti i Stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës dhe shefi i Operativës, të cilët janë suspenduar për 48 orë, si dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, i cili është shkarkuar me një vendim të kryeministrit Mustafa.

Gjuriq, siç raportojnë mediet lokale serbe në veri të Kosovës, u ka thënë gazetarëve në Prokuple të Serbisë se nota e protestës së Prishtinës, që ia ka bërë BE-së për shkak të ardhjes së tij në veri të Kosovës pa lejen e Prishtinës, të enjten, është muzikë për veshët e tij.

“Nota e protestës së Prishtinës që e ka dërguar në BE është muzikë për veshët e mi. Sa herë që dikush i kundërvihet lirisë së lëvizjes dhe është kundër të drejtave të njeriut, ai rrënon kredibilitetin e vet politik dhe pozicionin e vet politikë në bashkësinë ndërkombëtare, do të thotë ata edhe dërgojnë notë proteste. Në vend të notës protestë do të ishte shumë më mirë që ata (Prishtina) t’u bien notave të paqes, notave të normalizimit të marrëdhënieve dhe lirisë së lëvizjes. Natyrisht se nuk e kam të qartë sesi diçka që nuk është shtet mund të dërgojë notë proteste kujtdo qoftë”, ka thënë Gjuriq, fjalët e të cilit i përcillnin mediet lokale në veri të Mitrovicës...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri, ose në versionin online me parapagim online.zeri.info…)

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...