Gjuriq: Në Bruksel kërkuam dënimin e kriminelëve të UÇK-së, dhe masakra kundër 14 serbëve në Lipjan

PUBLIKUAR

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë për mediat serbe se delegacioni i Serbisë sot në takimin me atë të Kosovës në Bruksel ka kërkuar “që të dënohen kriminelët e UÇK-së dhe masakra kundër 14 serbëve në Lipjan”.

Në bisedimet teknike për personat e zhdukur dhe të zhvendosur, Gjuriq tha se “askush nuk ka marrë përgjegjësi për krimin në fshatin Staro Gacko afër Lipjanit, por edhe për shumë sulme të tjera terroriste ndaj serbëve në Kosovë”.

Gjuriq ka njoftuar se bisedimet me delegacionin e Kosovës të kryesuar nga koordinatori Skënder Hyseni do të vazhdojnë nesër me ndërmjetësuesit e BE-së.

Takimi i sotëm u ndërmjetësua nga Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili edhe mbajti takime të ndara me përfaqësuesit e dy delegacioneve./klankosova/

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...