Gjuriq: Kosova do të bëhet si Shumadija

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë në një intervistë për portalin serb “Alo” se pas 50 vjetësh ai e sheh Kosovën si Shumadinë e Serbisë, të pasur, të zhvilluar dhe më të qetë sesa është sot.

“Kur flas me shqiptarët gjithmonë iu them atyre që të bëhen të mençur dhe t`i ruajnë fqinjët serbë,  dhe unë gjithmonë ua kujtojë se në Kosovë në 100 vitet e fundit, flamuri është alternuar shpesh “.

“Kushdo që mendon se historia ka përfunduar në shkurt të vitit 2008, koha do ta demantojë atë”, ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.

Ai poashtu ka folur edhe për themelimin e Gjykatës Speciale duke thënë se serbët janë skeptikë për drejtësinë që mund të vendosë kjo gjykatë.

“Serbët fillimisht jemi mjaft skeptikë kur është fjalë për drejtësinë ndërkombëtare për ish-Jugosllavisë. Ne shpresojmë që ky gjykim do t’i kontribuojë dënimit të njerëzve që janë përgjegjës për krime lufte. Jo vetëm në interes të Serbisë, por edhe të popullit shqiptar, kriminelët duhet sjellë para drejtësisë”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...