Gjuriq kërkon drejtësi për vrasjet në Grackë të Lipjanit

PUBLIKUAR

Në Gracë të Vjetër të Lipjanit, qytetarë e zyrtarë të lartë serbë ndezën qirinj dhe vunë kurora me lule për të nderuar 14 bashkëkombasit e tyre të vrarë 16 vite më parë.

Branimir Stojanoviq, zv.kryeministër i Kosovës tha se “dhimbja që po mbretëron tash, nuk od të largohet dhe kujtimet tona do të vazhdojnë deri sa ata që e kanë bërë këtë vepër të mos dalin para drejtësisë”.

Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishte edhe shefi i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Gjuriq në stilin e funksionarëve serb sulmin e drejtoi kah liderët kosovarë, duke e quajtur të pakuptueshme se si ata nuk dinë gjë për kryerësit e këtij krimi.

“Shumë do të kisha dashur që sot, këtu, të ishte prezent edhe ndonjë politikan nga Prishtina që i përket atij populli nga kanë ardhur krimet, për të dhënë porosinë se nuk pajtohemi me atë cfarë ka ndodhë. Sepse, ajo çfarë është bërë, nuk është kryer pa inspirime serioze politike, pa krijimin e rrethanave politike dhe, ndoshta, edhe pa ndonjë urdhër politik”.

Serbët e vrarë ishin bujq që u sulmuan teksa po punonin arat e tyre.

Kronikë e Rozafa Selmanajt.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...