Gjuriq i del në mbrojtje UNMIK-ut

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë të enjten se Prishtina, është duke sfiduar autoritetin dhe rëndësinë e Kombeve të Bashkuara, dhe se sipas tij Kosova është duke vuajtur nga mungesa e busullit politik, mungesë kjo e cila mund të jetë e pariparueshme në perceptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjuriq tha se “sulmi” që Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ua bëri Kombeve të Bashkuara është një tjetër argument për ta që ende kundërshtohet pavarësia e Kosovës dhe kundërshtohet poashtu edhe që ajo të bëhet anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare.

“Për këtë e falënderoj atë”, ka thënë Gjuriq, duke vënë në dukje se organizata e kontestuan Hoxhajn dhe pavarësinë e Kosovës, e cila sipas Gjuriqit kërkon më çdo kusht të pranohet në organizata ndërkombëtare.

“Këto raporte tremujore i çmitizojnë të gjithë ata që janë në Kosovë dhe që shtiren si ekzistencë e një shoqërie demokratike funksionale dhe janë duke u përpjekur për të fshehur faktin se territori i qeverisjes nga parimi feudal i strukturave kriminale-klanore, ku demokracia është në të vërtetë armiku më i madh”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Hoxhaj ka thënë se shtrirja e ndikimit rus në Kosovë po bëhet përmes UNMIK-ut.

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...