Gjuriq: Fabrikat në veri janë të Serbisë

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili njëkohësisht udhëheq me ekipin negociator të Beogradit në dialog me Prishtinën, ka siguruar punëtorët e fabrikës për prodhimin e pjesëve rezervë për makinerinë e rëndë “Lola Fot” në Leshak të Leposaviqit, se fabrika dhe punëtorët, si dhe ndërmarrjet e tjera në veri, janë pronë e Republikës së Serbisë dhe se Serbia do të investojë për shtimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve prodhuese.

Duke folur për të arriturat e fabrikës, Gjuriq tha se sukseset e fabrikës janë edhe më të mëdha, “duke pasur për bazë pengesat burokratike, të cilat i kanë aplikuar institucionet e përkohshme të Prishtinës mbi këtë ndërmarrje dhe ndërmarrjet e tjera në veri”.

“Është e domosdoshme që udhëheqësit dhe punëtorët të gjenden për transferin e lëndës së parë dhe të plasimit të prodhimeve në treg. Kjo fabrikë është në pronësi të Republikës së Serbisë dhe e punëtorëve që këtu prodhojnë, ndërsa kur bëhet fjalë për të ardhmen e kësaj fabrike mund të flasim për zgjidhjet mbi këtë bazë. Pra, ajo që nuk i takon Prishtinës, ajo me atë as nuk mund të disponojë”, ka thënë Gjuriq. /Zëri/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...

Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës

Në Prishtinë kanë arritur veturat e reja që do t’i shtohen flotës së Policisë...

Sot zbardhen rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit, AUV dhe MBPZhR dalin me raportin zyrtar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit...