Gjunjëzohen Cavs dhe King James, Spurs fitojnë falë Leonardit të jashtëzakonshëm (Video)

PUBLIKUAR

San Antonio Spurs e ka mposhtur kampionin Cleveland Cavaliers në duelin e zhvilluar në Quicken Loans Arena. Sfida përfundoi me rezultat 118-115 në të mirë të San Antonios pas vazhdimeve.

Sfida ishte e barabartë nga fillimi, por Cavs krijuan një avantash prej 15 pikësh në start. Megjithatë, Spurs u rikthyen me një seri fantastike duke krijuar edhe epërsi.

Në minutat e fundit të duelit Spurs lëshuan epërsinë dhe lejuan që Cavs të rikthehen në lojë falë LeBron James dhe Kyrie Irving.

Por, paraqitja spektakolare e Kawhi Leonard u kompletua në vazhdime, kur ai me katër sekonda të mbetur në vazhdime mori topin e humbur nga Kevin Love dhe nguliti për të përfunduar takimin.

Për Leonardin kjo ishte sfida më e mirë në karrierën e tij në aspektin e shënimeve, pasi ka realizuar rekord 41 pikë, gjashtë kërcime, pesë asistime, një top të vjedhur e një bllokadë, pasuar nga Aldridge dhe David Lee, të cilët realizuan double-double.

Te Cavs njeriu i dështuar ishte Kevin Love me vetëm 13 pikë, kurse LeBron James dhe Kyrie Irving me 29 pikë nuk mjaftuan për t’i ndihmuar skuadrës së tyre.

San Antonio Spurs mbetet skuadra e dytë me bilancin më të mirë në NBA pas Golden State, kurse skuadra e tretë në NBA mbetet Cleveland Cavaliers. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...