Gjuhet me armë automjeti që transportonte paratë e bankave në rrugën Gjilan-Prishtinë

PUBLIKUAR

Një automjet që transportonte të hollat e bankave është sulmuar me armë zjarri sot në rrugën Gjilan-Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjojur kan shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi I një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, tha Hashani për Express.

Policia e kosovës njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Nuk dihet nëse hajnat kanë arritur të vjedhin paratë.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar.

Express do të ju mbajë të informuar.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...