Gjuhë e ashpër dhe tensione në prag të debatit për demarkacionin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Pak ditë përpara mbajtjes së debatit për demarkacionin, në një tryezë të rrumbullakët, përfaqësuesit politikë në vend, të atyre për dhe kundër procesit, kanë rritur tensionet.

Me një gjuhë më të ashpër të dy taborët janë akuzuar ndërmjet vete për, siç kanë thënë, bllokim të proceseve të rëndësishme të vendit, që, sipas tyre, kanë penguar ecjen e Kosovës.

Demarkacioni prej muajsh ka ngritur tensionet në vend, ndërkohë që pak ditë para organizimit të një tryeze të përbashkët, ai është bërë çështje e përplasjeve mbi atë se kush e ka të drejtën.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar opozitën, por edhe ekspertë të ndryshëm se po e bllokojnë lëvizjen e lirë pa viza të qytetarëve të Kosovës, duke bllokuar, siç ka thënë, çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke i dhënë të drejtë nënshkrimit të marrëveshjes ndërshtetërore.

Por, në reagimin e menjëhershëm, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, vlerësimet e kryeministrit Mustafa, tregojnë për, siç ka thënë,“interesimin e tij që të bëjë propagandë e etiketime dhe jo të punojë për vendin dhe qytetarët”.

Analistët politikë vlerësojnë se fjalori fyes dhe gjuha degraduese që kohët e fundit i kanë përcjellë raportet edhe ashtu të ashpërsuara ndërmjet pushtetit dhe opozitës në Kosovë, janë shembulli më i keq që mund të shpërfaqet para qytetarëve.

Analisti dhe sociologu Ismail Hasani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se komunikimet e tilla nuk mund të ndihmojnë në përmirësimin e raporteve, por në përkeqësimin e tyre.

“Elita politike në Kosovë vuan nga një ashpërsi e paraqitjes, e cila është shndërruar mbase edhe në sëmundje kronike, sidomos në situata të ndryshme, në të cilat deklarimet politike dhe prononcimet e ndryshme çojnë kah përçarjet ose çojnë kah krijimi i divergjencave të panevojshme ndërmjet politikanëve”, thotë Hasani.

Analisti i çështjeve politike Halil Matoshi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë konsideron se ashpërsimi i fjalorit te liderët politikë, nuk mund të sjellë ndonjë klimë pozitive, aq më pak në prag të debatit për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Nga ana e tij, pushteti dëshiron që të mos i nxjerrë telashe vetes, kurse nga ana e opozitës është si një lloj presioni për zgjedhje të jashtëzakonshme. Dhe, unë nuk pres që palët do të reflektojnë dhe do të gjejnë zgjidhje në këtë tryezë. Aty vetëm do të ashpërsohet vokabulari politik edhe më tutje”, vlerëson Matoshi.

Ai mendon se thellimi i ashpërsimit të fjalorit politik është rritur për faktin që, siç thotë Matoshi, Qeveria nuk u ka dhënë zgjidhje dy çështjeve shumë të rëndësishme, demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Demarkacioni duket se duhet të jetë punë e kryer, pasi që janë involvuar edhe amerikanët në këtë aspekt, ndonëse Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka ditur të argumentojë dhe plasojë në publik të vërtetën e saj zyrtare. Ndërsa, opozita megjithatë në disa tentativa ka dhënë disa argumente që e luhatin opinionin se, vërtet, Kosova mund të ketë humbur territor në demarkimin e kufirit me Malin e Zi”, shpjegon Matoshi.

Pas shumë deklaratave për dhe kundër, të shprehura kryesisht nëpër media, më 3 gusht, pritet që për herë të parë të ketë një ballafaqim të fakteve dhe argumenteve ndërmjet mbështetësve të Marrëveshjes aktuale që është nënshkruar me autoritetet e Malit të Zi që nga fundi i gushtit të vitit të kaluar në Vjenë,dhe atyre që e kundërshtojnë atë.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, vazhdojnë ta konsiderojnë marrëveshjen me Malin e Zi, si të dëmshme për Kosovën, e cila, sipas tyre, i humb vendit më shumë se 8 mijë hektarë tokë./rel/

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...