Gjuan me armë zjarri në aheng familjar, procedohet penalisht 53-vjeçari në Shtime

PUBLIKUAR

Me datën 06.01.2025 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të Shtimes një person gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri.

“Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin J. R (M/K), i moshës 53 vjeç, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime. I dyshuari ka pranuar se me datën 26.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar”, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit ai është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë).

Ndaj tij është iniciuar rasti “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” & “Mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...