Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Kaçanik, sekuestrohen 65 fishekë e 15 gëzhoja

PUBLIKUAR

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se në fshatin Begracë, gjatë një ahengu familjar, kishte të shtëna me armë zjarri.

Njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve të stacionit policor në Kaçanik, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë – Ferizaj, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në fshatin Begracë.

Gjatë veprimeve policore janë identifikuar dy të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta), 65 fishekë dhe 15 gëzhoja.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku janë intervistuar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...