Gjuajtje me armë në qendër të Prishtinës

PUBLIKUAR

Të shtëna armësh janë dëgjuar sonte në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka treguar se asnjë person nuk është lënduar si pasojë e të shtënave.

“Rreth  orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Fehmi Agani” në Prishtinë.”

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.”

“Nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar.”

“Rasti është iniciuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij”, u shprehë Ahmeti./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...