Gjuajtën me armë zjarri, Policia arreston gjashtë persona

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Policia Rajonale në Prizren ka arrestuar gjashtë persona, të cilët shihen në një video të publikuar në rrjete sociale, duke gjuajtur me armë zjarriraporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka kryer edhe bastisje në disa fshatra, ku ka sekuestruar revole, armë gjuetie, gëzhoja dhe fishekë.

“Policia rajonale në Prizren në aktivitetin e saj ka ushtruar urdhër kontrollë dhe ka ndaluar personat e dyshimtë duke filluar për tri ditë radhazi nga data 29 Gusht, 30 dhe sot me datë 31 Gusht 2020 dhe ka kryer bastisje në fshatrat Restelicë, fshatin Mohlan në Suharekë, fshatin Dragobil në Malishëve, në lagjen Arbana në Prizren dhe në fshatin Kuk në Dragash”, thuhet në komunikatë.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në afat prej 48 orë.

Komunikata e plotë:

Pas pranimit të informacionit përmes rrjeteve sociale dhe mediumeve për një video të shpërndare me datë 20 gusht 2020 në fshatin Restelicë, KK Dragash, ku shihen persona duke gjuajtur me armë zjarri, policia rajonale në Prizren përkatësisht njësiti i hetimeve, duke ndërmarrë veprime policore fillimisht ka identifikuar lokacionin dhe personat e dyshimtë dhe me autorizimin e Prokurorit të Shtetit ka ndërmarre masat e menjëhershme.

Policia rajonale në Prizren në aktivitetin e saj ka ushtruar urdhër kontrollë dhe ka ndaluar personat e dyshimtë duke filluar për tri ditë radhazi nga data 29 Gusht, 30 dhe sot me datë 31 Gusht 2020 dhe ka kryer bastisje në fshatrat Restelicë, fshatin Mohlan në Suharekë, fshatin Dragobil në Malishëve, në lagjen Arbana në Prizren dhe në fshatin Kuk në Dragash.

Gjatë këtij aktiviteti janë gjetur dhe sekuestruar:

3-revole të tipit Smith Wesson, të modelit Gircen dhe modeli Gircan

2- armë gjuetie te tipit Remington dhe Churchill

22- gëzhoja te shkrepura nga arma e zjarrit kalibër i ndryshëm dhe

150-fishek të kalibrave të ndryshëm

Të dyshimtit e ndaluar janë:

A.B i lindur në vitin 1982

F.H i lindur në vitin 1987

G.B i lindur në vitin 1979

F.H i lindur në vitin 1981

Sh.O i lindur në vitin 1965 dhe

A.P i lindur në vitin 1981

Të gjithë personat e dyshimtë janë shtetas të Republikës së Kosovës.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit të dyshimtit janë ndaluar në afat prej 48 orë, ndërsa me rastin po merren hetimet rajonale në Prizren.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...