Gjon Karrica befasohet nga bashkëshortja dhe djali, merr lajmin se po bëhet baba për herë të dytë

PUBLIKUAR

Këngëtari dhe banori i Big Brother VIP Kosova është ndër konkurrentët më të komentuar të shtëpisë së famshme.

Ai shpesh herë ka krijuar situata dinamike me banorët ndërsa nuk ka lënë anash pa folur për familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin.

Gjoni ka treguar për historinë e gjatë të dashurisë me bashkëshorten dhe problemet e saj me shëndetin, e cila ka humbur shikimin.

 

Sonte (e premte) në natën e ‘Prime’, Gjoni është befasuar pikërisht nga gruaja dhe i biri i tij.

Takimi i tyre përveç që ishte emocional, Gjoni si pjesë të befasisë mori edhe lajmin që po bëhet baba për herë të dytë.

 

Kujtojmë që Gjoni prej kohësh kishte shprehur dëshirë që një ditë të bëhet sërish baba.

Ndryshe, gjatë natës së sotme në ‘Prime’ kishte edhe debate të shumta mes banorëve për situata të ndryshme që janë krijuar gjatë javës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...