Gjobitet një serb i Kosovës në Gjilan, voziti nën ndikim të alkoolit

PUBLIKUAR

Është gjobitur me 300 euro dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një viti, një serb i Kosovës në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari po e voziste mjetin nën ndikim të alkoolit, përcjell Klankoosva.tv.

“Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë kanë ndalur për kontroll një automjet me vozitës mashkull, kosovar serb. Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i mjetit mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.80 promilë”.

“Këtij kundërvajtësi i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një (1) viti”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...