Gjobë ndaj shoferit që drejtoi automjetin pa regjistrim që nga viti 2020

PUBLIKUAR

Policia në Ferizaj ka ndaluar shoferin me iniciale B.S., i moshës 44-vjeçare në fshatin Babush, i cili po drejtonte veturën me afat të skaduar të regjistrimit që nga data 07.08.2020.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro dhe iu konfiskua vetura, përcjell Klankosova.tv.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë automjetet e tyre më afat të skaduar të regjistrimit , ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thotë policia tutje në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...