Gjobë 500 e 300 euro ndaj dy shoferëve mëngjesin e sotëm në Ferizaj

PUBLIKUAR

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në rrugën ‘’Brahim Ademi’’ në Ferizaj, kanë ndaluar dy shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’Përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes’’

Në lidhje me këtë, “policia ndaj shoferit me inicialet N.K (M/K) i moshës 34 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro , 3 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit dhe tejkalim të shpejtësisë 50/80 km/h , ndërsa ndaj shoferit tjetër me inicialet B.Q (M/K) i moshës 50 vjeçar , policia i shqiptoi një gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe nëntë (9) muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit,për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit””, njofton policia, transmeton Express.

 

Të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit . Veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...