Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, gjithmonë di si të gjejë rrugën e golit për ta shkruar emrin e tij në historinë e futbollit kosovar.
Gjilanasi edhe pse 32 vjeç vazhdon të jetë në formë të mirë si me skuadrën e tij St. Gallen, po ashtu edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.
Bunjaku që për rastësi ka emrin dhe mbiemrin e njëjtë me përzgjedhësin e Kosovës, mbetet sulmuesi kryesor i yni.

Ai në katër ndeshje të zhvilluara për Kosovën vetëm në një nuk ka shënuar. Ndeshja e parë që i shkoi pa gol është ajo kundër Haitit (0-0), transmeton Telegrafi. .
Ai është autor i golit të parë kosovar që kur Kosova filloi të zhvilloj ndeshjen nën vëzhgimin e FIFA-s. Bunjaku shënoi kundër Turqisë në humbjen 6-1.
Sulmuesi që ka mbrojtur edhe ngjyrat e Zvicrës në gjashtë ndeshje, shënoi pas disa ditësh edhe kundër Senegalit ne humbjen 3-1.
Ai mungoi në disa ndeshje për tu kthyer me Kosovën përsëri në ndeshjen me Ishujt Faroe. Kjo ishte ndeshja e parë që kur Kosova u pranua me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.


