Dalja e saj në tapetin e kuq e veshur me ‘rrjetë’ shokoi botën por në mesin e fansave të saj Bleona Qereti kishte dhe një prej divave të kinematografisë botërore.
Në një prej postimeve të saj Bleona ka marrë ‘like’ nga super aktorja dhe këngëtarja amerikane Barbra Streisand. Bleona nuk mund ta linte jashtë vëmendjes këtë detaj dhe i ka kushtuar një postim në Insta story.
”Barbara Streisand ti je idhulli im. S’mund ta besoj që të pëlqeu ‘look-u’ im. Të adhuroj deri në infinit“.- ka mbi shkruar Bleona në postimin e saj. /Gazeta Express/





