Gjithçka që dihet për vrasjet që tronditën Suharekën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Qyteti i vogël i Suharekës përjetoi njërën nga ditët më të trishta që nga paslufta. Sot në këtë qytet humbën jetën dy persona nga dy sulme të ndryshme me armë. Së pari u vra J.A (32-vjeçar) nga fshati Mushtisht i Suharekës kurse pas tij edhe I.A (54-vjeçar) nga fshati Studençan i Suharekës.

Dy vrasje të ndodhura shpejt njëra pas tjetrës në komunën e Suharekës, tronditën vendin. Së pari rreth orës 10:00, u raportua se kishte ndodhur një vrasje në një lokal të lojërave të fatit në rrugën “Skënderbeu” në Reshtan të Suharekës. Shpejt u mor vesh se i qëlluari për vdekje ishte J.A nga Mushtishti, punonjës në atë kazino.

Policia deri më tani lidhur me këtë rast ka arritur të arrestojë një të dyshuar, përkatësisht rreshterin policor me inicialet SHS. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Nexhmi Krasniqi nga Policia e Kosovës bëri të ditur se rreshteri i dyshuar kishte qenë në kazino prej orës 03:00 deri në orën 05:00. Po ashtu u bë e ditur nga policia se kishte mbledhur disa prova materiale, konfiskuar armën e zjarrit dhe bastisur disa banesa.

Pak minuta pas rastit tragjik në Reshtan të Suharekës, portali “Zeri.info” njoftoi edhe për një vrasje tjetër në këtë komunë, kësaj radhe në fshatin Studençan.

“Zeri.info” raportoi se I.G ishte qëlluar për vdekje nga i vëllai B.G, në këtë rast ku e lënduar kishte mbetur edhe një grua (N.G)

Këto informacione u vërtetuan nga Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media. Policia po ashtu njoftoi se e kishte arrestuar dorasin, të vëllaun e viktimës me inicialet B.G (72-vjeçar). Po ashtu, ata njoftuan se dyshohet se motivi i vrasjes kishte të bënte me një konflikt rreth pronës.

“Në orën 11:50 min, kemi marrë informatën se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në Studenqan. Një i vdekur dhe një e plagosur aksidentalisht. Motivi dyshohet të jetë për çështje pronësore. Viktima ka qenë i arrestuar edhe më herët”, tha policia.

Gjithashtu policia bëri të ditur edhe se viktima e rastit të Studençanit, kishte kryer më herët një krim për të cilin ishte dënuar për 14 vite.

“Viktima ishte dënuar më parë për një vrasje për 14 vite”, tha Nexhmi Krasniqi nga PK’ja në një konferencë për medie.

Të dy kufomat janë dërguar në IML për obduksion, ka bërë të ditur Policia e Kosovës./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...