Gjithçka e kryer, Shaqiri të mërkurën nënshkruan me Interin (Foto)

PUBLIKUAR

Gjithçka e kryer, Shaqiri të mërkurën nënshkruan me Interin (Foto)

Duket se tashmë ka mbaruar gjithçka dhe definitivisht Xherdan Shaqiri do të jetë lojtar i ri i Interit.

 Il Corriere dello Sport duke iu referuar burimeve brenda Interit beson se lojtari deri të mërkurën do të nënshkruajë kontratën e tij me Nerazzurët. Ai ka zgjedhur Interin para LIverpoolit për shkak se Roberto Mancini i ka pranuar se do të jetë lojtari kryesor i projektit të tij dhe se do të startojë çdo ndeshje nga minuta e parë.

Eshtë kjo një kontratë që do ta mbajë Shaqirin deri në vitin 2018 te Interi, por do të hyjë në fuqi pas përfundimit të huazimit deri në qershor, transmeton Telegrafi.

Shaqiri ndeshjen e parë për Interin pritet ta zhvillojë ndaj Genoas.

Ky do të ishte përforcimi më serioz këtë afat kalimtar i Interit, pasi Roberto Mancini tashmë realizoi një objektiv – e solli në skuadër Lukas Podolskin nga Arsenali. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...