Gjira fshin postimin për Melindën, thotë se nuk i ka rënë pishman

PUBLIKUAR

Reperja, Melinda Ademi para dy ditësh ka publikuar këngën e saj më të re, e duket se kjo këngë ka tërhequr vëmendjen e Gjiras, një ndër reperet e para në skenën e muzikës kosovare.

Reagimi i Gjirës ishte më shumë kritikues për Melindën, pasi që reperja konsideron së është shumë shpejt, pasi që reperës së re i kishte vdekur nëna, por tani ajo i ka fshirë këto fjalë pas një bisede në privatë me Melindë.

“…n’mars i ka vdek nëna n’kancer…e n’mai lanson këngë tu u dridh n’tanga…Mfal po qito ‘femna’ sjom ka muj me i marr seriozisht. %moral %ndërgjegje % talent % shije #rip”, kishte shkruar ajo.

Ajo ka thënë se është sqaruar në privat, prandaj e ka shlyer postimin, por se nuk ka ndërruar mendje nga fjalët e thëna.

“….kuuuu çka shkaktoj ky status… paramendo çka kish ndodh me bo une hala muzike, BTË: e sqaruam privat prandaj e shlyva po kjo nuk do të thotë qe ndërrova mendje… Besoj qe gjithkush i ka arsyetimet e veta. Ndoshta tani si nane qe jom vet, u habita shume nga ky gjest te shpejt… Sidoqofte… ka raste ne jete ku eshte okay mos mu shit cool… ne kete boten virtuale qe po dojna me çdo kusht mu dok ,,te palendum”… Preferoj realness. Muzika eshte opinion… shiqyr qe se kemi te gjith te njëjtën”, ka shkruar Gjira.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...