Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në fjalimin e tij gjatë protestes së sotmë për liderin e kësaj partie, Ramush Haradinaj që të lirohet sa më shpejtë dhe të kthehet në Kosovë ka treguar se janë bërë shumë padrejtësi ndaj tij dhe se shumë shpejt do të shohim Haradinaj në Kosovë, transmeton Indeksonline.
“Qytetarë të Kosovës bashkëluftëtarë të haradinaj këtu sot po shohim Kosovën që gjithë ju jeni Kosova gjithë ju jeni liria gjithë ju jeni ramush haradinaj , tërë populli i Kosovës janë të mërzitur me arrestimin e ramush haradinaj, me korrupsion me qeverisje pa pik vizioni , qytetarë të kosovës edhe shtete te vjetra janë gjunjëzua prej këtij funksioni të qeverisë me popullin në këmbë nuk ka mu gjunjëzu kosova kurrë , populi i kosovë ka kaluar shum ditë me vuajtje tënë kem kalu ditë të tilla, por i ka ardhur fundi që të vetëdijësohet Kososva , Ramush Haradinaj nuk duhet te lejohet me tutje të qëndrojë në autorite franceze, andaj nuk lejojm , por janë disa të çmendur ne Boegrad, qe po mundohet të mbajn popullin e vet, por Evropa nuk duhet te lejojë që këta njerëz nuk munden të mbajn krejt ballkanin si në kohë lufte , këta janë njëjtit njerz , që ramushi ka thënë i kanë mbajtur çantant e Miilloshoviqit, por këta le të mbajn popullin e vet te poshtër”, ka thënë Gjini.
Gjini ka shtuar në fund se Ramushi ka me qenë shume shpejtë në Kosovë , nuk mujnë me nal Ramushin, nuk munden me nal popullin e Kosovës, rrnoftë Ramush Haradinaj, rrnoftë liria , e qytetarët e Republikës së Kosovës.


