Gjini: PDK-ja udhëhiqet nga kupola e krimit, LDK-ja nga të pandershmit

PUBLIKUAR

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të PDK-së dhe LDK-së.

Për PDK-në Gjini ka thënë se udhëhiqet nga kupola e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kurse për LDK-në ka thënë se udhëhiqet nga fundërrinat.

Lexojeni të plotë postimin e Gjinit në Facebook:

“Udhëheqësit e PDK po që janë kupola e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Askush nuk e ka asnjë dilemë për këte, madje as ata që i mbështesin.

Por puna të paktën poaq keq po del edhe me LDK.

Njerëzit që e mbajnë pushtetin e LDK janë njerëzit më të pandershëm dhe më të pafytyrë në cilindo rast.

Kanë fituar vota duke e luajtur rolin e viktimës, kjo është e vërtetë. Por tani, nëse kanë qenë viktimë dhe i votojnë kriminelët që vet i kanë akuzuar gjatë gjithë kohës, janë qyqarë të pandershëm, të korruptuar dhe të pagjak. E nëse kanë akuzuar pa pasur fakte vetëm sa për të fituar vota, janë qyqarë, të korruptuar, gënjeshtarë, kundërinstitucionalistë dhe antikombëtarë.

Me pak fjalë, nëse SHIK apo kushdoqoftë tjetër i ka vra e këta bëhen me ta, janë fundrrina.

E nëse SHIK apo kushdoqoftë nuk i ka vra e këta i kanë akuzuar pa fakte, prapë janë fundrrina.

Duhet të ketë moral në politikë! Dhe do të ketë. Shpejt e merrni vesh.

Në cilindo variant, shumë bre të lig u treguat!

Mos shitni kopalla për asgjë kurrë më.

Kur po e shoh çfarë jeni në gjendje të bëni, nuk do të befasohesha fare nëse del se vrasësit janë nga rradhët tuaja” (sic), ka shkruar Gjini.

SHIKO MË SHUMË

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur...

Dy persona arrestohen pasi sulmuan policët në Malishevë, tre zyrtarë përfundojnë në spital

Dy persona janë arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se penguan zyrtarët policorë në kryerjen...

Moti sot, temperaturat arrijnë deri në 36°C

Gjatë ditës së hënë, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë. Sipas të...