Gjinekologët: Nuk jemi kriminelë

PUBLIKUAR

Mjekët e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës kanë protestuar sot një orë para objektit të këtij spitali duke kërkuar nga mediet që të mos shpifin gjëra të cilat nuk janë të vërteta.

Ata thanë se këto raste së pari duhet të shqyrtohen nga organet e drejtësisë e pastaj të dalin në medie.

Kjo për shkak se sipas tyre, informacionet e tilla po sjellin huti tek populli dhe po krijojnë mosbesim tek spitali shtetëror i Kosovës.

Kryetari i federatës së sindikatës së shëndetësisë, Blerim Syla, tha se ata do të kenë parasysh çdo vërejtje që është në drejtim të tyre, por, kërkoi bindshëm që ata të mos quhen kriminel.

“E kemi obligim shtetëror, kombëtar dhe moral që të përmirësohemi, por, ju lutem na kritikoni, por, nuk mund të na quani kriminelë sepse nuk jemi kriminelë”, ka thënë ndër tjerash Syla.

Ai, gjithashtu tha se në klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës punohet mjaftë shumë, këtë sipas tij e dëshmon edhe viti i kaluar ku janë trajtuar mbi 17 mijë raste dhe se nuk ka pasur asnjë vdekje të nënave.

Sipas Sylës, me trillime të tilla përveç se po krijohet frikë tek popullata, po ashtu po rritet niveli i korrupsionit, dhe sipas tij, e gjithë kjo po shkon në të mirë të klinikave private. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në...

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...