Gjimshiti do t’i kushtojë shumë Atalantës

PUBLIKUAR

Berat Gjimshiti pritet të jetë futbollisti më i ri shqiptar që do të zbarkojë në Serie A.

Mbrojtësi fantastik i Kombëtares ka arritur një marrëveshje me skuadrën e njohur Atalanta, ndërsa së shpejtë pritet zyrtarizimi i tij.

Atalanta ka arritur në parim marrëveshjen me mbrojtësin kuqezi, por pritet të paguajë edhe një shumë prej 500 mijë eurosh për kartonin e futbollistit edhe pse ky i fundit është në fund të kontratës.

Kontrata e re me bergamaskët pritet të jetë tri vjeçare dhe gjasat janë që të zyrtarizohet sot, kur dhe Gjimshiti do të kryejë vizitat mjekësore.

Pas një periudhe të errët në Zvicër gjatë muajve të fundit, tashmë mbrojtësi rigjen veten në një prej kampionateve më prestigjiozë në Evropë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...