Gjilan, humb jetën fëmija nga bombola e gazit

PUBLIKUAR

Një fëmijë i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë në QKUK, pasi kishte marrë plagë nga ndezja e një bombole gazi në shtëpinë e tij një ditë më parë.

Viktima është dërguar për tretman fillimisht në spitalin e Gjilanit dhe më pas ishte transportuar për në QKUK.

Pas plagëve të rënda që kishte pësuar, ai nuk ka mbijetuar dhe të shtunën në mbrëmje ka ndërruar, njofton policia, transmeton Klan Kosova.

Sipas policisë rasti nuk ishte raportuar as nga familja dhe as nga spitali deri pas vdekjes së viktimës.

Për rastin është njoftuar edhe njësia përkatëse policore dhe prokurori.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...