Gjigantit anglez i ofrohet mundësia për të nënshkruar me Strakoshën, i cili ka mbetur lojtar i lirë

PUBLIKUAR

Thomas Strakosha vazhdon të jetë lojtar i lirë, derisa emri i tij po lidhet me disa klube.

Portieri shqiptar u largua nga Lazio, pasi kontrata e tij i skadoi më 30 qershor të këtij viti – transmeton Gazeta Express.

“Daily Mail” ka raportuar se Manchester Unitedit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Strakoshën.

27-vjeçari thuhet se mund të transferohet në “Old Trafford” si zëvendësues i Dean Hendersonit, i cili i është bashkuar Nottingham Forestit në formë huazimi.

Gardiani i Kombëtares shqiptare më herët ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Chelsea dhe Fulhami.

Megjithatë, deri më tani Strakosha nuk ka nënshkruar zyrtarisht me asnjë klub dhe mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...