Gjiganti spanjoll e kërkon Firminon

PUBLIKUAR

Atletico Madrid raportohet se po planifikon një lëvizje për Roberto Firminon.

Sipas “Todofichajes”, sulmuesi brazilian është bërë një objektiv i klubit spanjoll për afatin kalimtar të verës së ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Diego Simeone thuhet se është admirues i Firminos dhe do të kërkojë transferimin e tij në “Wanda Metropolitano” vitin e ardhshëm.

31-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor 2023.

Pra, siç qëndrojnë gjërat tani, ai do të mbetet lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni dhe që nga janari mund të negociojë me klubet tjera.

Atletico Madridi thuhet se e ka informuar agjentin e ish-sulmuesit të Hoffenheimit se duan të nënshkruajnë me të.

Në anën tjetër, ende nuk dihet nëse Liveprooli do t’i ofrojë Firminos kontratë të re. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...