Gjiganti italian në bisedime me përfaqësuesit e Depayt, e dëshiron transferimin e holandezit në janar

PUBLIKUAR

Memphis Depay vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga Barcelona.

Sulmuesi ishte i lidhur ngushtë me një largim edhe në afatin kalimtar të verës, por afati u mbyll dhe ai mbeti në “Camp Nou” – transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, tani po vazhdon të raportohet se Depay mund të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Calciomercato”, Roma ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e lojtarit javëve të fundit.

Përfaqësuesit e 28-vjeçarit thuhet se e vlerësojnë Romën si destinacion ideal për ish-sulmuesin e Lyonit.

Klubet e interesuara mund ta transferojnë reprezentuesin e Holandës me një çmim më të ulët në janar, duke marrë parasysh se ai do të mbetet lojtar i lirë në verën e vitit 2023, pasi skadon kontrata e tij.

Memphis Depay ka qenë i lidhur edhe me një transferim te Juventusi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...