Gjiganti evropian me super ofertë për dyshen e Leicesterit

PUBLIKUAR

Leicester City është kampione e re e Anglisë, mirëpo mund t’i humbë lojtarët e saj kryesor.

Futbollisti më i mirë i vitit, Riyad Mahrez dhe N’Golo Kante janë bërë objektiva të shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Por duket se Arsenali ka reaguar më shpejtë për transferimin e dy futbollistëve në fjalë.

Gjiganti londinez, Arsenal ka dërguar një ofertë të majme në drejtim të kampionit anglez për dyshen Mahrez-Kante.

Sipas asaj që ka shkruar ‘France Football’, Arsenal ka ofruar 60 milionë funte për të dy lojtarët.

Leicester ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje zyrtare, mirëpo besohet se në rast do të refuzohet kjo ofertë, ‘Topçinjtë’, do ta ngritin atë edhe për 15 milionë të tjerë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...