Gjiganti evropian interesohet për Leaon

PUBLIKUAR

Rafael Leao e kaloi një sezon fantastik në fanellën e Milanit.

Sulmuesi portugez ishte protagonist tek “Rossoneri” duke i ndihmuar ata të shpallen kampionë të Italisë pas 11 vjetësh pritjeje.

Dhe, 22 vjeçari ishte protagonist edhe mbrëmë në fitoren 3:0 ndaj Sassuolos, kur i bëri tre asistime.

E paraqitjet e këtij sezoni të 22 vjeçarit u kanë rënë në sy gjigantëve të futbollit evropian.

Mediumi spanjoll “Marca” shkruan se Leao është bërë objektiv i Real Madridit, përcjell “Gazeta Express”.

Gjiganti spanjoll dështoi ta transferojë Kylian Mbappen, ndërsa tash i është vënë pas sulmuesit të rrezikshëm portugez.

Leao i ka realizuar 11 gola në 34 paraqitje këtë sezon në “San Siro”.

Ai është i lumtur në Milano, por një ofertë e papërmbajtshme mund t’ua ndërronte mendjen drejtuesve të Milanit.

Natyrisht, edhe për lojtarin do të ishte një privilegj të luajë në klubin më të suksesshëm në histori të futbollit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...