Gjiganti evropian do t’i nisë bisedimet me Barçën për De Jongun

PUBLIKUAR

Frenkie de Jong është bërë objektivi kryesor i Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori holandez pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez.

Dhe, mediumi spanjoll “Sport” raporton se “Djajtë e Kuq” do t’i nisin bisedimet me Barcelonën për futbollistin në javën që vjen, përcjell “Gazeta Express”.

Barça synon të nxjerr sa më shumë para nga shitja e ish-futbollistit të Ajaxit, duke e pasur parasysh krizën financiare në të cilën po kalon klubi katalunas.

Përpos De Jongut, Barça mund të shesë edhe lojtarë të tjerë për t’i balancuar sadopak financat, e tek pastaj të mendojë për përforcimet eventuale.

Dëshirë e lojtarit është të qëndrojë në “Camp Nou”, por rrethanat aktuale mund ta shtyjnë atë të përfundojë në “Old Trafford”, ku do të punonte me ish-trajnerin e tij, Erik Ten Hag. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...