Gjiganti anglez shpreh interesim për Leaon

PUBLIKUAR

Manchester City raportohet se është duke planifikuar transferimin e Rafael Leaos.

22-vjeçari ishte ndër futbollistët kryesorë te Milani, teksa skuadra italiane e fitoi titullin e kampionit në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Forma e tij e mirë e treguar në sezonin e fundit ka tërhequr edhe vëmendjen e Manchester Cityt.

Sipas “FootMercato”, klubi anglez po shqyrton mundësinë e transferimit të portugezit, të cilin e shohin si zëvendësues të Raheem Sterlingut, të cilit i skadon kontrata në vitin e ardhshëm.

Largimi i anglezit nga “Etihad Stadium” nuk përjashtohet se mund të ndodhë edhe në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Ndryshe, Leao me Milanin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Për të interesim thuhet se ka shprehur edhe Real Madridi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...