Gjiganti anglez interesohet për Rashfordin

PUBLIKUAR

Arsenali do të përpiqet të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford këtë verë, sipas raportimeve.

Skuadra e Mikel Artetës do të ketë mungesë të opsioneve sulmuese në fund të sezonit pasi Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah janë pa kontratë prej qershorit.

Ndërkohë, Arsenali lejoi gjithashtu ish-kapitenin Pierre-Emerick Aubameyang t’i bashkohej Barcelonës në janar.

Rashford po tregon performanca të dobëta në muajt e fundit në Old Trafford, duke startuar në vetëm tre ndeshje të ligës që nga fillimi i vitit.

Mungesa e kohës së tij për lojë ka bërë që ai të konsiderojë të ardhmen e tij në klub dhe atij iu dha një goditje e mëtejshme kur Gareth Southgate e la atë jashtë grumbullimit me Anglinë.

Southgate më pas u zotua se do të takohej me Rashford në përpjekje për të ndihmuar 24-vjeçarin që të rizbulojë formën e tij më të mirë.

Marrëveshja e tij aktuale me United do të skadojë në vitin 2023, megjithëse klubi ka opsionin për të vazhduar kontratën e tij edhe për një vit tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...