Jurgen Damm është talenti i ri meksikan që po kërkohet nga shumë skuadra të njohura evropiane.
Sulmuesi anësori ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin meksikan me skuadrën e tij Tigres.
Vetëm një vit më parë ai iu bashkua skuadrës së Tigres nga Pachuca për nëntë milionë euro, ndërsa tani mund të transferohet në Evropë.
Inter, PSG, Roma, Bayern Munich dhe Liverpool janë skuadrat që po interesohen për meksikanin.
23-vjeçari vlerësohet rreth 20 milionë euro nga skuadra e tij, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2018. /Telegrafi/


