Gjigantët e ekonomisë gjermane vizituan Kosovën

PUBLIKUAR

Një delegacion i Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, i kryesuar nga Drejtori i Komitetit Michael Harms qëndroi në Prishtinë më 22 dhe 23.05.2017.

Pjesë e delegacionit ishin firma të mëdha gjermane si Airbus, Ernst & Young, Deutsche Telekom, Deutsche Bahn, BASF, ëpd etj. Anëtarët e delegacionit u takuan me ndërmarrje kosovare, por edhe me përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, raporton zëri.info.

“Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë u informuan lidhur me infrastrukturën, legjislacionin, reformat në përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë dhe mundësitë për të investuar në Kosovë. Anëtarët e delegacionit të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane gjatë qëndrimit të tyre u shoqëruan nga Ambasada Gjermane dhe nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare”thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, raporton zëri.info.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...