Gjigantët anglezë duan yllin e Portugalisë

PUBLIKUAR

Andre Silva, i cili ka shënuar 10 gola në gjitha garat për Porton, kërkohet nga gjigantët anglezë

Liverpool, Arsenal, Manchester United dhe Manchester City janë duke monitoruar sulmuesin e Portës, Andre Silva, shkruan e përditshmja portugeze “A Bola”, përcjell Gazeta Express.

Silva ka shënuar 10 gola deri më tani në gjitha garat dhe sipas “A Bola”, skautët e klubeve angleze ishin të pranishëm në Portugali ku Porto e mposhti Bragën 1:0 këtë vikend.

E përditshmja portugeze shkruan se për lojtarin janë duke u interesuar edhe Newcastle United e Southampton.

21 vjeçari ka marrë ftesë edhe nga Portugalia, ku deri më tani ka bërë pesë paraqitje, duke shënuar katër gola. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...