Riyad Mahrez padyshim që është lojtari që ka shpërthyer këtë edicion në Ligën Premier.
Ylli algjerian ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion me skuadrën e tij Leicester City ku janë edhe lider në Angli.
Sipas medieve angleze skuadrat e mëdha në Angli janë duke u interesuar për ta transferuar atë gjatë afatit kalimtar të janarit.
24-vjeçari e ka rritur vlerën e tij nga pesë milionë funte në 35 milionë sa e vlerëson tani Leicester.
Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe Tottenham Hotspurs janë duke e kërkuar atë. /Telegrafi/


